Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Në 40 vite, kurrë një arbitër si ai me Realin

Drejtuesi bavarez, ende i nxehur me gjykimin e arbitrit për çerekfinal­en e Champions-it

-

Kreu i skuadrës bavareze, KarlHainz Rumenige, ka deklaruar se nuk do ta ndjekë finalen e Champions-it, si pasojë e inatit ndaj humbjes së pësuar si shkak i arbitrit ndaj Realit. Në çerekfinal­et e Champions-it, bavarezët ende janë të nxehur me vendimet e gjyqtarit hungarez, Viktor Kasai, ndaj të cilit ata janë mposhtur në "Bernabeu". Rumenige ka thënë gjithashtu se do të jetë në Kardif gjatë finales së Champions-it për të marrë pjesë në disa takime. Sipas një deklarate në gazetën gjermane "Suddeutsch­e Zeitung", ai ka thënë: "Pa dyshim që nuk do ta ndjek ndeshjen finale, pasi nuk harroj kaq shpejt. Kemi pasur pesë vendime të gabuara në kurriz të skuadrës sonë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në 40 vite të jetës sime. Ende ndihem keq për skuadrën, pasi ndeshjet ndaj Realit kanë qenë një luftë e vërtetë. Sikurse të gjithë e dimë, skuadra ka pasur edhe pesë lojtarë, të cilët kanë qenë të dëmtuar (Nojer, Boateng, Humels, Levandovsk­i, Myler), gjë e cila ka favorizuar skuadrën kundërshta­re". Përpos kësaj, vetëm tetë ditë më vonë, skuadra e Bajernit është mundur në fazën gjysmëfina­le të Kupës së Gjermanisë nga skuadra e Borusias së Dortmundit, duke e mbyllur sezonin me vetëm një trofe, atë të kampionëve të Bundesligë­s, për të pestën herë. Megjithatë, kreu bavarez ka prekur edhe çështjen e transferta­ve në skuadër, duke zbuluar se është arritur një marrëveshj­e me yllin e skuadrës së Shalkes, Leon Gorecka. Mesfushori do të luajë për bavarezët në vitin 2018. Nëse një transfertë e mëparshme do të ndodhë, atëherë shuma e transfertë­s do të rinegocioh­et. Sa u për- ket transferta­ve me shumat treshifror­e, sa i përket tregut në Premier Ligë, Rumenige shtoi: "Normalisht, shumën e vendos tregu. Skuadra e Bajernit është e sigurt se anglezët nuk janë të varur prej nesh, nëse ne nuk paguajmë 100 milionë euro për një lojtar, pasi filozofia jonë në aspektin ekonomik është e mirënjohur dhe është e bazuar në vlera të vërteta dhe gjithmonë do të mbetet e tillë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania