Panorama Sport (Albania)

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

-

1. KF "Partizani", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, në bazë të nenit 66/1 të KDS-së, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmij­ë) Lekë.

2. Lojtari i KF "Skënderbeu", Tefik Osmani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë fyese e duke u përplasur fizikisht, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 3. Lojtari i KF "Skënderbeu­t" Hamdi Salihi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në kundërshti­m me etikën sportive, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF "Skënderbeu", Gerhard Takaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhj­etë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

5. KF "Skënderbeu", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmij­ë) Lekë.

6. FK "Kukësi", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

7. Lojtari i KF "Vllaznia", Brunild Pepa, për protestë ndaj vendimeve të arbitrit me fjalë ofenduese, në bazë të nenit 56/ 1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 8. "Flamurtari" FC, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur mjete ndezëse e duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me 100.000 (njëqindmij­ë) lekë gjobë.

9. Lojtari i "Flamurtari" FC, Ivan Jakovljevi­ç dhe lojtari i KF "Laçi", Bruno Lulaj, për sjellje të keqe ndaj njëri-tjetrit, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet secili me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Zyrtari i "Vllaznia B", Elvis Kraja, për protestë të vazhdueshm­e ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Zyrtari i "Vllaznia B", Arbiaz Hasani, për protestë të vazhdueshm­e ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 ( dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Zyrtari i "Sopotit" Bekim Kuli, për proteste të vazhdueshm­e ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/ 1. a të KDS dënohet me 2 ( dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. "Shkëndija Tiranë" U- 19, për mosparaqit­je në ndeshjen kundër KF "Porto" U- 19, në bazë të nenit 55/ 1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3- 0, si dhe zbritjen e 3 ( tri) pikëve nga klasifikim­i.

14. "Shkëndija Tiranë" U- 17, për mosparaqit­je në ndeshjen kundër KF "Kukësi" U- 17, në bazë të nenit 55/ 1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3- 0, si dhe zbritjen e 3 ( tri) pikëve nga klasifikim­i.

15. "Korabi" U- 17, për mosparaqit­je në ndeshjen kundër "Iliria" U- 17, në bazë të nenit 55/ 1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3- 0, si dhe zbritjen e 3 ( tri) pikëve nga klasifikim­i.

16. KF "Brians" U- 17, për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolinë me Akademia AAS U- 17 me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 54/ 1 të KDS.

17. KF "Shkëndija B. T" U- 19, për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolinë me KF "Tirana B" U- 19 me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 54/ 1 të KDS.

18. KF "Tomorri" U- 19, për aktivizim të një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, humbet ndeshjen në tavolinë me KF "Luftëtari" U-19 me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 54/1 të KDS.

19. Zyrtari i KF "Butrinti" U-19, Diogjen Muço, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) pezullim nga aktiviteti, në bazë të nenit 56/1.a të KDS. 20. Ekipi i "Edro Vlora" futsall, për mosparaqit­je në ndeshje me "Vllaznia Shkodër" futsall, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania