Panorama Sport (Albania)

Korçarët për revansh ndaj Partizanit, 17 muaj pa i mundur

-

Këtë sezon, Skënderbeu asnjëherë nuk ia ka dalë me dy ekipet rivale, që bëhet fjalë me Kukësin dhe Partizanin. Këtë javë bardhekuqt­ë do të presin në shtëpi ekipin e Partizanit, skuadër që në fakt jo vetëm që nuk e kanë mundur asnjëherë në këtë sezon, por kjo statistikë zgjat prej 17 muajsh. Fitorja e fundit e Skënderbeu­t është ajo e 19 dhjetorit të vitit 2015, kur juglindorë­t fituan 10 në atë takim dhe, qysh prej asaj dite, nuk kanë fituar asnjëherë. Pesë ndeshje të tjera janë luajtur që pas asaj dite dhe Partizani e ka mundur tri herë Skënderbeu­n, si në Korçë, por edhe në transfertë, ndërkohë që dy ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. Një bilanc pozitiv në 17 muajt e fundit për Partizanin, por në 10 ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve në Korçë, Skënderbeu ka një bilanc pozitiv. 6 herë ka fituar Skënderbeu në 10 duelet e fundit në stadiumin "Skënderbeu", tri herë ka fituar Partizani dhe vetëm një ndeshje është mbyllur në barazimin 0-0. Skënderbeu ka një motiv më shumë për të fituar këtë fundjavë, pasi kërkon të paktën ta mbyllë këtë sezon në vendin e dytë dhe më shumë se kaq që të mposhtë të paktën një nga rivalët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania