Panorama Sport (Albania)

Pritet mbledhja e Etikës, në tryezë edhe çështja "Skënderbeu"

-

Zhurma e ditëve të fundit për skuadrën korçare kulmoi me një status nga ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Referuar një statusi të tij në rrjetin social "Facebook", ai shprehej se skuadra korçare do të penalizohe­t me rënie në kategorinë inferiore dhe se asnjëra prej skuadrave të mbetura në garë për mbijetesën nuk do të shoqërojë Korabin në Kategorinë e Parë. I vetmi Komision që është duke gjykuar çështjen "Skënderbeu" në Federatën Shqiptare të Futbollit është ai i Etikës. Ky i fundit, nga burime të gazetës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, pritet që të ketë një mbledhje (pas shumë muajsh) gjatë javës së ardhshme. Ndër të tjera, mësohet se do të ketë diskutime edhe rreth çështjes "Skënderbeu", por deri më tani nuk ka asnjë sqarim nga ky komision, nga kanalet e komunikimi­t të FSHF-së apo as të vet drejtuesve të skuadrës korçare se çfarë mund të ndodhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania