Panorama Sport (Albania)

FSHF, çmime stratosfer­ike

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar dje për nxjerrjen në shitje të biletave për ndeshjen e finales së Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeu­t dhe Tiranës, e cila do të luhet në stadiumin "Elbasan Arena", në orën 19:00, më 31 maj. Biletat do të shiten në sportelet pranë "Selman Stërmasit" në Tiranë dhe pranë stadiumeve në Elbasan dhe Korçë. Çmimet kushtojnë 3 mijë lekë (të rinj) në tribunën VIP, 2 mijë lekë (të rinj) në tribunat B2, B3, B4 dhe A3. Nga 1 mijë lekë (të rinj) do të kushtojnë tribunat A1, B1, A4 dhe B5. Nga 500 lekë (të rinj) tribunat E, F dhe D, si dhe nga 300 lekë (të rinj) sektorët C dhe G.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania