Panorama Sport (Albania)

Salihi: Vendim i ekzagjerua­r

Sulmuesi: Kërkoj ndjesë që i lashë vetëm në dy ndeshjet e fundit të sezonit “Veprim i dënueshëm, por jo kaq drastik Jam i mërzitur që reagova në atë mënyrë”

- LLAZI SARO

Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeu­t ka lënë shumë pasoja për këtë të fundit. Jo vetëm heqja e mundësisë për të synuar titullin deri në përballjen e fundit me Partizanin, mirëpo edhe për faktin se në atë takim pati disa të ndëshkuar me kartonë dhe të tjerë ndaj të cilëve u morën masa nga Komisioni i Disiplinës pasditen e djeshme. Me një vendim të publikuar dje në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar sulmuesin shkodran të Skënderbeu­t për të qëndruar jashtë fushave të lojës për dhjetë ndeshje.

VENDIMI

Në pikën tre të vendimit të djeshëm të Komisionit të Disiplinës shkruhet për pezullimin e sulmuesit shkodran jo vetëm për ndeshjet e fundit të mbetura të këtij sezoni, por edhe për disa takime në rast aktivizimi në aktivitete­t sportive shqiptare në sezonin e ardhshëm. "Lojtari i KF 'Skënderbeu­t', Hamdi Salihi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në kundërshti­m me etikën sportive, në bazë të nenit 49>1>a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti", shkruhej dje në pikën e vendimeve të Disiplinës.

REAGIMI

Gazeta "Panorama Sport" ka kontaktuar me sulmuesin e skuadrës korçare për të marrë prej tij një reagim në lidhje me ndëshkimin e marrë. Salihi tregohet i sinqertë që e meritonte një ndëshkim, por sipas tij, shkalla është më e rëndë nga sa ai shpresonte. "I kërkoj falje klubit dhe tifozëve që do t'i lë vetëm në këto dy ndeshjet e fundit të sezonit. Ndihem keq që reagova ashtu në atë takim. Për të qenë i sinqertë, dua të them se pas asaj çka bëra në Kukës e prisja një dënim nga Disiplina, edhe pse jo kaq drastik. Jam i mërzitur normalisht, por më shumë më vjen keq që reagova ashtu. Dënimin e prisja. Për të apeluar është ende herët. Do të pres dy-tri ditë që të qartësohem dhe do të vendos", ka deklaruar Hamdi Salihi për "Panorama Sport".

 ??  ??
 ??  ?? Momenti kur Salihi grisi kartonin në ndeshjes ndaj Kukësit për të cilin është ndeshkuar nga Disiplina
Momenti kur Salihi grisi kartonin në ndeshjes ndaj Kukësit për të cilin është ndeshkuar nga Disiplina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania