Panorama Sport (Albania)

Hasani: Vllaznia “bio” siguron mbijetesën

I Akademisë: Duhet të kemi besim te djemtë shkodranë, t'i mbështesim

-

Vllaznia do të jetë krejtësish­t shkodrane në përballjen me Tiranën. Pavarësish­t se tekniku i Vllaznisë, Armando Cungu, ka shumë "ethe" para kësaj sfide dhe do të jetë i detyruar që të mbështesë formacioni­n te lojtarët vendës, trajnerët e akademisë ndihen krenarë për një gjë të tillë. Ata besojnë se futbollist­ët që kanë dalë nga duart e tyre do të dinë të bëjnë gjithçka mirë në fushën e lojës që skuadra të arrijë objektivin. Drejtori Sportiv i Akademisë Vllaznisë, Alban Hasani, ka folur me shumë besim për lojtarët e rinj, që sipas tij do të bëjnë të mundur arritjen e objektivit final të skuadrës, e cila është mbijetesa në Superiore. DEKLARATA

"Më vjen më të mirë që më në fund të gjithë tani janë të bindur se Vllaznia mbështetet vetëm nga shkodranët", ka thënë fillimisht Hasani, i cili në vijim të prononcimi­t të tij ka deklaruar: "Është kënaqësi për ne që të shikojmë të shtunën një Vllazni ' bio'. Një Vllazni vetëm me shkodranë, që kanë një moshë mesatare tepër të re. Unë kam besim te këta djem, te karakteri dhe forca që mbartin. Ata janë rritur si kampionë me moshat. Keni për ta parë të gjithë se do t'ia dalin. Ne duhet të kemi besim te këta djem, pasi mbartin vlerat më të mira të futbollit shkodran. Ata kërkojnë mbështetje dhe kjo nuk do t'i mungojë. Ndërsa është kënaqësi tjetër që një 16- vjeçar e gjysmë si Enes Isufi po bën një paraqitje të mirë me ekipin e 19- vjeçarëve të Shqipërisë në turneun e Italisë. I ka munguar skuadrës në takimet e grupmoshav­e, por është një lojtarë që shumë shpejt do ta shikonit në ekipin e parë. Një futbollist i cili pas një dëmtimi në gju doli të rikuperohe­j dhe të grumbulloh­et me 19- vjeçarët, ashtu si edhe Hyseni që është pjesë e kësaj skuadre. Vlerësim për këta djem dhe të tjerë që punojnë në Akademinë Vllaznia", ka mbyllur Alban Hasani. A. Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania