Panorama Sport (Albania)

Medja: Ja kush e bën diferencën

-

Ish-sekretari, futbollist­i dhe trajneri i Vllaznisë, Agim Medja, beson se diferencën në ndeshjen ndaj Tiranës do ta bëjë aspekti psikologji­k i lojtarëve. "Në këtë takim nuk duket se do të ketë shumë vend për teknikë dhe taktikë. Kjo përballje do të ketë vetëm një aspekt, atë psikologji­k. Vllaznia është më e favorizuar pasi luajnë për dy rezultate, por djemtë e rinj që janë në skuadër duhet që të tregojnë vlerat e tyre. Të jenë larg presionit dhe ta përjetojnë si një takim të radhës. Unë kam besim se Vllaznia do të jetë superiore. Të vjen keq që diskutohen këto dy emra, por kur bëhet fjalë për Vllazninë nuk kemi asnjë dyshim që do të jemi të gjithë së bashku për të bërë të mundur qëndrimin në kategori", tha Medja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania