Panorama Sport (Albania)

Voltana $demi: Bakaj% Histori shqiptare...

-

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, njëkohësis­ht edhe presidentj­a e Vllaznisë, VoltanaAde­mi, në një intervistë për "Top Channel" ka treguar situatën që është krijuar në kampin kuqeblu. Znj. Ademi e cilëson si të papranuesh­ëm refuzimin e sulmuesit Elis Bakaj për të luajtur ndaj Tiranës duke e quajtur gjestin e tij një histori shqiptare.

PËR ÇËSHTJEN "BAKAJ"

"Është e papranuesh­me ajo që ka ndodhur. Nuk e imagjinoj dot. Por ne kemi besim te shkodranët. Ajo ishte një histori shqiptare, që një lojtar dezerton në momentin e fundit".

PËR SFIDËN

NDAJ TIRANËS

"Kam folur me stafin teknik, ata ndodhen në Ulqin për fazën përgatitor­e dhe të fokusuar në ndeshjen e radhës. Duke parë rëndësinë, ata nuk munden të komunikojn­ë me mediat. Po punohet shumë që të dalin me sukses në këtë përballje, edhe pse të vjen keq kur sheh që luajnë dy skuadra, si Vllaznia dhe Tirana, për mbijetesë".

AKUZAT DHE NEGLIZHENC­A

"Unë nuk mund të akuzoj, por në disa raste bashkohem me Armando Cungun. Ka pasur ndeshje, si ajo me Korabin, ku skuadra ka neglizhuar dhe nuk është përgjigjur si duhet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania