Panorama Sport (Albania)

"Fanatics" në bojkot, por tifozët do jenë në Shkodër

-

Anëtarët e "Tirona Fanatics" ende nuk janë bërë në një mendje. Përtej vullnetit dhe dëshirës që një pjesë e tyre shfaqën për të përkrahur ekipin në Shkodër, grupimi nuk ka marrë një vendim unanim për t'u rikthyer në stadium. Duke qenë se ndeshja me Vllazninë po afron dhe fjala e fundit e tifo- grupit mungon, shanset që ata të ndalin bojkotin janë minimale. Megjithatë, një gjë është e sigurt: në "Loro Boriçi" Tirana nuk do të jetë e vetme. Sportdashë­sit e bardhebluv­e kanë në plan që të marrin rrugën për në stadium, pasi nuk duan që ta lënë vetëm skuadrën në 90 minutat më të rëndësishm­e të historisë. Nuk do të udhëtojnë të organizuar, por me makina private. Nuk do të jenë masiv, por një prani sado e vogël, mund të ndikojë për t'u dhënë zemër kryeqyteta­sve në këtë "klasike" mbijetese.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania