Panorama Sport (Albania)

Stërvitje dhe terapi, mbrojtja "e arnuar"

-

Veç përgatitje­ve në fushë, Armando Cungu po punon me Vllazninë edhe në aspektin psikologji­k. Veç trajnerit, edhe drejtuesit po mundohen që ta motivojnë grupin. Pranë ekipit ndodhen drejtori Zeka, administra­tori Gjyrezi, por edhe ish- lojtarë dhe tifozë. Trajneri, përtej punës intensive, po has vështirësi prej mungesave. Ndërtimi i 11- shes është një hall më vete, pasi tashmë duhet t'i bëjë llogaritë edhe pa Bakajn me Vrapin. Mbrojtja jo vetëm është "e arnuar", por s'do ketë as përvojë. Megjithatë, mësohet se në krahun e djathtë do të luajë Gocaj, majtas Mulemo dhe në qendër Pjeshka me Gurishtën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania