Panorama Sport (Albania)

Ja ku çalojnë dhe shkëlqejnë skuadrat

-

Si Tirana ashtu edhe Vllaznia kanë gabuar pa fund këtë sezon dhe kjo kuptohet qartazi prej renditjes. "Klasikja" shqiptare nesër do të luhet e gjitha për... mbijetesë. Megjithatë, të dyja veç pikave të dobëta, kanë edhe një anë të fortë. Shkodranët, në 35 javët e fundit, e kanë gjetur 10 herë rrjetën në çerekorësh­in e fundit të lojës, ndërsa bardheblut­ë në anën tjetër shkëlqejnë në 15 minutat e para të pjesës së dytë. Edhe në minutat 30-45 nuk mbeten pas, ndërsa në të dyja kampet kanë shënuar nga 5 gola. Kuqeblutë "ngecin" nga minuta e 60-të deri në të 75-ën, pasi e kanë gjetur vetëm një herë rrjetën, kurse Tirana çalon në 1530, duke shënuar po 1 gol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania