Panorama Sport (Albania)

Stërvitje pa presion, por Magani ka një "mal" me porosi

-

Edhe pse reshjet e shiut kanë qenë të dendura, Teuta nuk i ka ndalur përgatitje­t. Ata kanë vijuar punën për ndeshjen me Laçin, me qetësi dhe përkushtim maksimal. Mbijetesa është siguruar dhe kjo u ka dhënë luksin "djemve të detit" që të largojnë presionin që i ka shoqëruar në pjesën më të madhe të këtij sezoni. Nën drejtimin e Gugash Maganit, ekipi për afro 90 minuta, në aneksin e stadiumit "Niko Dovana", ka kryer një seancë të larmishme. Peqinasi ka zhvilluar dhe një minindeshj­e brenda llojit, ku ka ndarë skuadrën në dy ekipe dhe ka parë formën e secilit prej tyre. Trajneri nuk i ka evituar kritikat as dje, ndërsa kërkon perfeksion­in, sidomos në qarkullimi­n e topit. Ai i ka mëshuar ndjeshëm kësaj pjese, ndërsa u ka thënë prerazi futbollist­ëve që të mos nxitohen në largimin e topit kur janë në presion. Ai i ka porositur që të mos e shohin si zgjidhje shkelmimin e topit sa për të larguar përgjegjës­inë, ndaj kërkon vetëm qetësi në kontroll dhe në pasim. Nëse lojtarët luajnë pa nerva, atëherë dhe ajo çfarë bëhet në stërvitje është më e lehtë për t'u praktikuar në ditën e ndeshjes. "Nervozizmi është armiku numër një dhe kjo duhet eliminuar", me këto fjalë u është drejtuar Magani të tijve. Skuadra po përgatitet të luajë një ndeshje pa pretendime, por me një kundërshta­r që do me çdo kusht fitoren për të mbijetuar. Vllaznia dhe Tirana shpresojnë prej këmbëve të durrsakëve, por durrsakët e kanë trajtuar vetëm si një ndeshje radhe. Qëllimi është që ta mbyllin denjësisht sezonin, por rezultatin do t'ia lënë fushës. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania