Panorama Sport (Albania)

"Lojtarët e mi tremben te kthesa e Laçit"

-

Pasi Teuta siguroi mbijetesën, presidenti Edmond Hasanbelli­u për "Panorama Sport" deklaroi se Vllaznia me Tiranën kanë gabuar, ndaj nuk mund të shpresojnë prej ekipit të tij. "Tirana dhe Vllaznia nuk kanë pse ta lënë në dorën tonë apo të Laçit fatin e mbijetesës. Tirana ka gabuar më shumë, ndërsa Vllaznia më pak, kështu që nuk mendoj se janë në dorën tonë. Një gjë është e sigurt: do të shkojmë të luajmë futboll në Laç. Unë si president do t'i motivoj lojtarët për të marrë një rezultat pozitiv, me shpresën se mund të na bëjë punë për vendin e katërt. Mirëpo, jam pesimist. Lojtarët tanë, sapo futen te kthesa e Laçit, duken si të trembur. Pastaj dëgjojnë edhe ulërimat e britmat në stadium dhe stepen. U bëra dy dekada që drejtoj Teutën, por në fushën e Laçit nuk kam arritur të fitoj edhe kur kam pasur superekip që luftonte për titull", pat thënë kreu i durrsakëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania