Panorama Sport (Albania)

Mëziu: Nuk i ndaloj lojtarët që marrin premio

-

Korabi, edhe pse i rënë në Kategorinë e Parë, po u nevojitet disa ekipeve që kërkojnë mbijetesën në Superiore. Gjatë ditëve të fundit po flitet për oferta financiare në adresë të Korabit, që të ndalë Flamurtari­n. Administra­torit të klubit dibran, Femi Mëziu, nuk i duket e moralshme kjo gjë, pasi ishin këto ekipe që e luftuan Korabin për ta nxjerrë nga kategoria dhe tani kërkojnë që ajo t'i shpëtojë duke zhytur një skuadër tjetër. Ai, gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", thotë se si klub janë kundër kësaj rruge, por nuk i ndalon lojtarët që të përfitojnë shpërblime të tilla. "Nuk është aspak e moralshme për disa klube që kërkojnë të ofrojnë premio për Korabin për të ndalur një ekip tjetër. Janë po këto klube që e kanë luftuar Korabin për ta nxjerrë nga kategoria e tashmë kërkojnë që t'i shpëtojmë ne. Gjithsesi, unë nuk kam pranuar asnjë ofertë për premio apo diçka tjetër. U kam thënë lojtarëve të luajnë ndershëm e të zhvillojnë një ndeshje 'fair play', për t'i bërë një mbyllje sa më të mirë këtij sezoni. Por nuk kam qëndruar strikt që lojtarët të mos marrin diçka nga ata që i ofrojnë këto lloj premiosh, nëse u është premtuar. Ne si klub jo vetëm që nuk pranojmë të tilla veprimesh, por nuk do të jemi kundër individëve. Kush të dëshirojë të marrë çfarë të dojë, nëse i afrohet ndonjë një premio nga dikush", u shpreh Mëziu. Ndërsa Ervis Kaja e shikon si një mundësi hakmarrje ndeshjen me Flamurtari­n, që u ka shkaktuar humbjen më të thellë në kampionat, 6-0. "Po e presim me padurim sfidën ndaj Flamurtari­t, ku do të kërkojmë vetëm fitore, pasi çdo rezultat tjetër për ne do të ishte një dështim. Jo se do të humbim pikët, por për një hakmarrje ndaj tyre. Vlonjatët na mundën thellë në ndeshjen e fundit duke u treguar të pamëshirsh­ëm ndaj nesh, kur na mundën 6-0. Kësaj here gjërat kanë ndryshuar krejtësish­t, sepse ato do të kërkojnë fitoren për të qëndruar në Superiore", u shpreh Kaja. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania