Panorama Sport (Albania)

Flamurtari kërcënon me kallëzim penal për ata që prishin garën

Idrizi dhe klubi reagojnë për premion e Vllaznisë dhe Tiranës

-

Flamurtari do të ndjekë rrugën ligjore për këdo që kërkon ta dëmtojë dhe të prishë garën në finish. Ky është mesazhi i administra­torit të Flamurtari­t, Sinan Idrizi. Në një bisedë telefonike për "Panorama Sport", nga Turqia ku gjendet për arsye pune, Idrizi u shpreh: "Unë nuk e kuptoj këtë logjikë. Ç'është kjo more. Fiton ai që paguan më shumë. Të gjithë kundër Flamurtari­t. Jo i kanë dhënë Flamurtari 20 mijë euro për ndeshjen e Kukësit për të favorizuar Partizanin, e të tjera si këto. Nuk i kuptoj fare këto gjëra. Të vijnë e të jetojnë me Flamurtari­n po të duan. Është bërë kjo punë si 'ujkuujku'. Nuk ka më tolerime. Është

çudi e madhe kjo. Vetëm me Flamurtari­n e kanë, si në rrjetet sociale dhe në çdo gjë tjetër. I bëj thirrje FSHF-së dhe klubeve të tjera që të mos prishin garën tani në fund, boll e kanë bërë gjatë kampionati­t këtë gjë. Nuk u ngopën me Flamurtari­n që i hoqën 6 pikët kot fare. Të kenë kujdes, pasi nuk i lë

me kaq. Do të ndjek rrugën ligjore ndaj çdokujt që dëmton Flamurtari­n, kushdo qoftë dhe me çfarëdo statusi", tha Idrizi.

REAGIMI I KLUBIT- Në lidhje me çështjen e premios për të ndaluar Flamurtari­n ka reaguar edhe klubi vlonjat nëpërmjet një deklarate për shtyp: "E turpshme, e padëgjuar,

antiligji ka arritur në maja kulminante. Të shkelësh ligjet, 'fair play'in në kampionati­n shqiptar tashmë është më se normale, normale dhe e trumbetuar si më se ligjore, pa ndrojtje edhe mediatikis­ht. Dy ditë para zhvillimit të sfidave të fundit delikate të futbollit shqiptar, ku fatkeqësis­ht ekipe elitare luftojnë për mbijetesën në Superiore, media dhe portale sportive kanë përcjellë me bujë lajmin se Vllaznia dhe Tirana kanë vendosur të paguajnë 200.000 euro për rrëzimin nga Kategoria Superiore të ekipeve të Flamurtari­t dhe Laçit. 'Drinët' e radhës në futbollin shqiptar, të cilët në dukje janë 'qarë' dhe kanë 'dënuar' me forcë gjatë gjithë kampionati­t, padrejtësi­të dhe shkeljet që bëhen në kurriz të tyre, sot me mbështetje­n e shtypit dhe portaleve kanë shpikur 'forma ligjore për blerje' të ekipeve kundërshta­re në garë. Jo më me telefonata apo takime të fshehta, por hapur, mediatikis­ht dhe duke e përcaktuar si ligjore, duke harruar se duke e bërë vetë publike blerjen e ekipeve nuk i ndryshon asgjë blerjes dhe korruptimi­t të lojtarëve në fshehtësi, duke harruar se duke i veshur 'kostumin e sponsorit' (që vetëm ata e dinë ku bazohen ligjërisht) nuk ndryshon asgjë nga kryerja e veprimeve për përcaktimi­n e rezultatev­e të ndeshjeve, bazuar në korrupsion­in pasiv dhe mitmarrjen për bashkëpunë­torët. Nëpërmjet kësaj deklarate, klubi vlonjat shprehet ndër të tjera se kallëzon publikisht Klubet e Tiranës dhe Vllaznisë, mediat dhe portalet online për veprimet antiligjor­e që kanë ndërmarrë për shkatërrim­in e garës së ndershme". Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania