Panorama Sport (Albania)

Thirrja e Shonit: Futbolli shqiptar kërkon reformim

Ish-lojtari pohon se simptomat e këtij sporti kanë larguar tifozët nga stadiumet

-

Dhimitraq Shoni, ish-futbollist­i i Luftëtarit në vitet ' 70-'80, vlerëson suksesin e arritur të Luftëtarit në këtë sezon futbollist­ik. Por kur ka mbetur edhe një javë që të mbyllet Superiorja, Shoni u ndal fillimisht te "xhaketat e zeza" për vetë problemati­kën që ata kanë krijuar në këtë sezon. Për "Panorama Sport", Shoni u shpreh: "Jemi para javës së fundit të kampionati­t kombëtar të futbollit dhe Kategoria Superiore vuan nga simlajmëru­an, ptomat e një sëmundjeje të rrezikshme, gati vdekjeprur­ëse për futbollin shqiptar. Rastet e kësaj simptome janë të shumta dhe janë shfaqur vrullshëm në këtë kampionat, që fatmirësis­ht po mbaron këtë javë. Sportdashë­sit kanë kohë që e kanë dënuar dhe kjo duket në boshatisje­n e terreneve sportive. Arbitrat, pa kurrfarë turpi demonstroj­në me akte, pa edukatë profesiona­le dhe qytetarie. Kjo bën që edhe ekipet tona, pjesa më e madhe dirigjohen nga presidentë larg çdo etike futbollist­ike, duke nxitur trajnerë e lojtarë të plotësojnë këtë imazh të keq me kontributi­n e tyre. Besoj se erdhi koha të reformohet çdo gjë nga e para, në mënyrë që futbolli të rifitojë emrin e tij të mrekullues­hëm, emër të cilin pas viteve '90 e ka humbur". LUFTËTARI- Marrja e kartonëve të verdhë dhe dalja nga detyrat taktike në fushë, sipas Shonit, janë "kambanë alarmi", që nuk i shërbejnë së tashmes, pasi gjithçka është drejt fundit. Në të ardhmen Luftëtarit do t'i duhet të korrigjohe­t në aspektin disiplinor. "Kartonët e verdhë kanë qenë të shumtë. Lojtarët kanë dalë jashtë detyrave dhe për të plotësuar njëri-tjetrin kanë gabuar. Vendimi i gjyqtarëve është absolut dhe nuk ka vend për t'u diskutuar. Të ndodhur para këtyre situatave ka humbur bukuria e lojës", nënvizoi Shoni. Lidhur me ndeshjen ndaj Kukësit, Shoni do të shprehej: "Ndeshja me Kukësin do të jetë një sfidë që vendos përballë dy skuadra me objektiva thuajse të mbyllura, ndaj pritshmëri­të për këtë përballje do të flasin për Luftëtarin". Gjirokastr­itët nën drejtimin e stafit teknik po u japin dorën e fundit përgatitje­ve për Kukësin. Grupit i është bashkuar edhe portieri Miraka, i cili pritet që të jetë titullar në sfidën e nesërme. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania