Panorama Sport (Albania)

Pagat pritet të jepen javën e ardhshme

-

Administra­tori Sinan Idrizi do të kthehet sot nga Turqia, ku do të sjellë edhe një dokument që i kërkohet nga banka për të shpërndarë më pas pagat, proces që pritet të kryhet javën e ardhshme. "Jam në Ankara. Për të zgjidhur çështjen e pagave, nesër (sot) do të sjell dokumentin, që unë Sinan Idrizi nga Vlora, jam ai, Sinan Idrizi i kompanive turke. Bankat janë futur në panik, ç'është ky që na sjell lekë thonë, me çfarë merret ky? Domethënë, unë Sinan Idrizi autorizoj Sinan Idrizin nga Turqia. Hajde merre vesh, çfarë janë këto burokraci? Kur unë kam bërë pagesën 1.1 milion dollarë, këta thoshin ku do të shkojnë këto lekë dhe nga vijnë. Banka në Vlorë do komisionin e pagave. Si ajo punë. Ndaj them privatizon­i klubin", tha Idrizi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania