Panorama Sport (Albania)

Lutja e veçantë, Lushnja kërkon... naftë për tifozët

Tushe kërkon trofeun, 20 milionë lekë premio për ekipin

- ALBAN ALUSHI

Lushnjarët kanë për funduar përgatitje­t për finalen e titullit kampion që do ta luajnë sot në "Elbasan Arena". Përballë verdhejesh­ilëve do të jetë skuadra e Kamzës si fituese e grupit A. Skuadra e teknikut Artan Bano synon një tjetër trofe pas atij të fituar 12 ditë më parë. Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, që është edhe presidenti i klubit të Lushnjës, në një takim me ekipin, u ka kërkuar lopatarëve ta fitojnë këtë titull. "Besoj se do të kemi edhe trofe të tjerë për ekipin e Lushnjës", u ka thënë ndër të tjera Tushe lojtarëve. Ndërkaq, mësohet se ekipi do të përfitojë 20 milionë lekë të vjetër premio nëse e fiton titullin. SITUATA

Lushnja duket gati për finalen e sotme. Skuadra verdhejesh­ile duket favorite për të fituar finalen, pasi ka pasur një kohë të bollshme për të përgatitur ndeshjen. Të gjithë futbollist­ët janë të disponuesh­ëm, me përjashtim të mbrojtësit të djathtë Endri Magani, por që edhe ai mund të jetë në pankinë. Skuadra verdhejesh­ile

pritet të mbështetet nga një numër i madh tifozësh, që kanë bërë gati dekorin. Për këtë, klubi lushnjar ka bërë një thirrje nëpërmjet një deklarate për shtyp: "U bëjmë thirrje bizneseve të karburante­ve që ndodhen në territorin e Bashkisë së

Lushnjës që të japin kontributi­n e tyre dashamirës për të mundësuar transporti­n e tifozëve drejt Elbasanit. Deri tani klubi lushnjar parashikon që 2000 tifozë të udhëtojnë nga Lushnja për në 'Elbasan Arena'", ka deklaruar klubi.

"ISH- ët"

Janë plotë tre futbollist­ë të Lushnjës që, më parë, kanë luajtur për skuadrën e Kamzës. Është mbrojtësi Ledion Ruço dhe mesfushorë­t Ledjan Taullau dhe Okeljan Baze. "Është kënaqësi që do të luaj ndaj ish-skuadrës sime dhe presidenti­t Qarri, - është shprehur mesfushori Ledjan Taullau. - Do të luajmë për fitore për të treguar që jemi skuadra më e mirë e kësaj kategorie". Lushnja e ka traditë këtë trofe që e ka fituar për herë të parë në vitin 1960. Skuadra verdhejesh­ile fitoi 3- 2 në Fier ndaj Apolonisë me dopietën historike të trajnerit-lojtar "Roza Haxhiu" dhe me golin e Qemal Kukës që e dërgoi për herë të parë Lushnjën në elitë. Lushnjarët e kanë fituar edhe herë të tjera këtë Kupë, për herë të fundit në vitin 2013.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania