Panorama Sport (Albania)

Demi: Nënvlerësu­am të dobëtit

-

Që nga e mërkura, Besëlidhja ka nisur pushimet verore për t'u grumbullua­r me njoftimin e presidencë­s, nga ku do të startojnë fazën përgatitor­e për llogari të sezonit 2017-2018. Gjatë sezonit që u mbyll, ndryshe nga shumë kampionate radhazi, në radhët e Besëlidhje­s kanë luajtur si titullarë dy futbollist­ë lezhjanë të dalë nga ekipet e moshave vendëse, portieri Elson Demi dhe mbrojtësi Dritan Smajli që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Gardiani Elson Demi në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport" shprehet: "Unë si lezhjan që jam, dua që t'i kërkoj tifozërisë falje, pasi atë që ua premtuam gjatë gjithë sezonit, në fund nuk ia dolëm. Dështimi ynë ka ardhur nga disa faktorë, ku fillimisht mendoj se një pikë kryesore ka qenë nënvleftës­imi i skuadrave të vogla. Por, vulën e dështimit ia vuri gjykimi, ku jemi penalizuar disa herë, madje edhe në sfidën e fundit në Kamzë. Tashmë po mendojmë për sezonin e ardhshëm". Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania