Panorama Sport (Albania)

Mashtrim me premion, portieri ironizon: Sapo morëm "kempin"

-

Dinamo qëndroi në Kategorinë e Parë me shumë vështirësi. Dhe administra­tori Ismet Saliaj ishte ai që u premtoi lojtarëve nga 1.5 milionë lekë të vjetër premio nëse skuadra do të mbijetonte në të Parën. Por, ndryshe nga sa u premtua, dje janë shpërndarë vetëm nga 200 mijë lekë të vjetër për çdo lojtar. Ndërsa janë futbollist­ët ata që ankohen se akoma nuk kanë marrë rrogën e fundit, gjithashtu janë të zhgënjyer edhe për premion. Një ndër ta, që e ka shprehur publikisht pakënaqësi­në e tij, është portieri Kadri Birja, i cili ka ironizuar në profilin e tij në "Facebook". "Sapo morëm kempin", ka shkruar Birja në status (kemp quhet pagesa që përfitojnë njerëzit me aftësi të kufizuara). Gazeta ka kontaktuar me administra­torin Saliaj pikërisht për këtë çështje, i cili sqaron: "I falënderoj të gjithë futbollist­ët që kanë kontribuar për arritjen e objektivit që Dinamo të qëndronte sërish në të Parën. Ishte një sezon shumë i vështirë dhe jo i lehtë. Gjithashtu, edhe në aspektin ekonomik ka qenë jo e lehtë. Gjithsesi unë kam bërë maksimumin në bazë të mundësive që kam pasur. Jam munduar të jem korrekt, e gjatë kohës i kam ndihmuar, por kjo gjë nuk do të përfundojë këtu. Në vazhdim gradualish­t do mundohem t'i ndihmoj dhe t'i shpërblej për kontributi­n që kanë dhënë", ka përfunduar prononcimi­n e tij për gazetën administra­tori Saliaj. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania