Panorama Sport (Albania)

Heshtje tek Elbasani, e ardhmja e skuadrës në dyshim

-

Ndonëse në Elbasan askush nuk di asgjë se çfarë do të bëhet me të ardhmen, nëse pronarët e rinj të klubit do të investojnë ose jo, minimumi që do të kenë si objektiv për sezonin që vjen, do të jetë ngjitja në Kategorinë e Parë. Nuk dinë se çfarë do të bëhet, pasi askush nuk është në mendjen e tyre dhe për aq kohë sa nuk janë ulur të diskutojnë konkretish­t për të ardhmen, çdo skenar është i mundshëm. Megjithatë, skenari që ka më shumë mundësi të ndodhë, është që të synojnë ngjitjen, sepse mendohet se do të gjenden aq para sa për të bërë një skuadër konkurrent­e. Por, edhe nëse kjo gjë nuk ndodhë dhe nuk do të ketë investime, do të mjaftonin edhe futbollist­ë nga ekipet e moshave, bashkangji­tur me një pjesë të ekipit aktual për të formuar deri-diku një grup që të pretendojë ngjitjen sërish në të Parën. Vladimir Mema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania