Panorama Sport (Albania)

"Dominuam në mesfushë dhe sulm"

-

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Partizanit U-19, Ylli Shehu, u shfaq shumë i lumtur për fitoren. Tashmë, të kuqtë kanë shansin të fitojnë titullin, ku do të përballen në finale me Vllazninë. Pas sfidës, tekniku i skuadrës së kuqe deklaroi: "Kemi luajtur bukur, por kemi pasur edhe gabime në mbrojtje duke pësuar dy gola. Sigurisht që mesfusha dhe sulmi ishin pikat më të forta. Më mirë që do të përballemi në finale me Vllazninë, pasi jemi mësuar me lojën e kësaj skuadre. Sigurisht që do të synojmë titullin, por edhe nëse nuk e marrim, skuadra e ka arritur objektivin dhe është e kënaqur deri këtu", përfundoi prononcimi­n trajneri i Partizanit, Shehu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania