Panorama Sport (Albania)

Ngjitet pas 13 vitesh, ekipi historik i Belgjikës do Hasin

Antverp planifikon arritje madhore me trajnerin gjakovar

-

Historia që ka bërë me Anderlehti­n e ka shënuar emrin e Besnik Hasit me germa të arta në futbollin belg. Për këtë, një nga skuadrat me më shumë popullarit­et në këtë vend ka kërkuar trajnerin shqiptar që të marrë drejtimin për edicionin e ardhshëm.

H

Antverp është ekipi më i vjetër në Belgjikë dhe ka siguruar në këtë edicion ngjitjen në elitën e futbollit belg. Skuadra belge është ringjitur në nivelin më të lartë të kampionati­t pas 13 sezonesh dhe menjëherë ka kërkuar që të hedhë themelet për të ndërtuar ekipin që do të qëndrojë në këtë kampionat për disa sezone. Një nga bazat e këtij projekti është pikërisht trajneri. Kjo skuadër, sipas mediave belge, është në kërkim të trajnerit nga Gjakova, Besnik Hasi. Duke parë të shkuarën e këtij të fundit me Anderlehti­n, të cilën edhe e shpalli kampion, shihet si kandidati i duhur që mund të ndërtojë një skuadër të denjë për elitën në Belgjikë. N

Sipas mediave belge, trajneri aktual i kësaj skuadre nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me presidenti­n

e skuadrës dhe kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë për Hasin që t'i besojnë atij drejtimin e ekipit për edicionin e ardhshëm. Ish-trajneri i Anderlehti­t mund të rikthehet edhe një herë në Belgjikë, por për të sfiduar këtë klub dhe skuadrat e tjera në

kërkim të vendeve të nderit në renditje. Gjithsesi, në lajmin e bërë me dije nga mediat nënvizohet fakti që Hasi është i prirur për të marrë drejtimin e një skuadre Kombëtare. Tashmë mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë me teknikun shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania