Panorama Sport (Albania)

Xhaka bën dopietë, merr edhe Kupën

-

Taulant Xhaka ka arritur të marrë një tjetër medalje fituesi në Zvicër. Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit është shpallur kampion në Kupën e Zvicrës me Bazelin. Skuadra e tij ka triumfuar në finale me rezultatin 3-0 përballë Sionit. Delgado, Traore dhe Lang kanë vendosur takimin me golat e tyre në fraksionin e dytë, ndërkohë që shqiptari është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 79-të të ndeshjes. Për Xhakën, kjo është hera e dytë që triumfon në Kupën e Zvicrës, pas suksesit në sezonin 2012-'13. Ky trofe bëhet i gjashti për Xhakën te skuadra e Bazelit, ku edhe është formuar si futbollist profesioni­st.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania