Panorama Sport (Albania)

"Falënderoj Zotin që sot jam pjesë e Juventusit"

-

Huan Kuadrado është më i lumtur se kurrë që sot e kësaj dite është pjesë e Juventusit. Transferim­i në Torino e ka bërë atë jo vetëm një futbollist më të zotin, por edhe një person më serioz dhe të fortë, dhe këtë është vetë kolumbiani që e pranon. "Çdo ditë që kalon falënderoj Zotin që Juventusi pati besim tek unë. Ata jo vetëm më pritën që të ambientohe­sha, por këmbëngulë­n që të më mbanin dhe më pas të sakrifikoj­në edhe shumë miliona euro për të më bërë të tyrin. Kjo është gjithçka kam dashur në botë, sepse këtu te Juventusi jo vetëm jam bërë lojtari më i mirë që mund të isha, por edhe një person më i fortë. E gjithë kjo, vetëm falë punës e mbështetje­s që më japin jo vetëm shokët e skuadrës, por edhe stafi teknik, drejtues dhe tifozët".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania