Panorama Sport (Albania)

Valencia kërkon Leminën

-

Jo vetëm Roma, Lioni dhe një seri klubesh angleze si Arsenali, Leiçesteri e Evertoni, por tashmë në garë për Mario Leminën është futur edhe Valencia. Klubi spanjoll kërkon të afrojë një mesfushor për të përforcuar repartin dhe "shënjestra" ka rënë te futbollist­i i Juves, i cili vështirë se do të ketë hapësirë sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se bardhezinj­të kërkojnë ta zhvlerësoj­në talentin e lojtarit nga Gaboni, për të cilin duan 20 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania