Panorama Sport (Albania)

Blerja e Realit: Mesi, më i mirë se Ronaldo

-

Reali i Madridit realizoi një blerje me të vërtetë surprizues­e pak ditë më parë, kur pagoi plot 45 milionë euro për kartonin e 16- vjeçarit Vinicius Zhunior. Futbollist­i do të luajë me gjigantët spanjollë vetëm pas dy vitesh, pasi të jetë rritur më tepër në aspektin profesiona­l. Gjithsesi, ai ka dhënë një deklaratë pak kohë më parë që mund t'ua prishë qejfin tifozëve të ekipit të tij të ardhshëm. I pyetur se kush është më i mirë, midis Kristianos dhe Mesit, ai ka zgjedhur yllin argjentina­s. Më tej, ka zbuluar edhe idhullin e tij, që gjithashtu do ta ketë kundërshta­r. "Dua t'i dërgoj një përqafim Nejmarit. Ai është idhulli im. I ndjek videot e tij për të mësuar më tepër. Kam edhe dy vite kohë, para se të transferoh­em te Reali. Jam i përqendrua­r te puna me Flamengon, pasi kam ende shumë punë për të bërë", deklaroi Vinicius.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania