Panorama Sport (Albania)

Ja pse Ronaldo rrezikon seriozisht këtë herë

-

Kristiano Ronaldo ndodhet në një gjendje me të vërtetë të vështirë juridike, pasi nuk ka akuzë të njëjtë më Lionel Mesin, Havier Maskeranon apo ndonjë tjetër, të cilët janë dënuar me burg në Spanjë, por që e kanë konvertuar me gjobë. Sipas legjislaci­onit spanjoll, nëse ka një dënim deri në 24 muaj burg, atëherë kanë të drejtën që ta paguajnë dhe të mos shlyejnë asnjë ditë heqje lirie. Pikërisht në këtë formë kanë bërë marrëveshj­e edhe shumë sportistë, të cilëve u është faktuar evazioni. Në rastin e Ronaldos, prokuroria ka kërkuar një dënim prej së paku 5 vitesh burg dhe kjo nënkuptuar që, në rast se shpallet fajtor dhe Gjykata merr për bazë kërkesën e organit të akuzës, mund të ketë një fund dramatik, për të shlyer një dënim të ashpër, pavarësish­t se, në pamje të parë, duket një skenar i vështirë për t'u besuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania