Panorama Sport (Albania)

Pelegrino: Barçën e mund me... moviolë

-

Trajneri i Alaveshit nuk i ka humbur shpresat për të fituar Kupën e Mbretit, kur në finale do të përballet me një kundërshta­r të vështirë si Barcelona. Në fakt, ai bën edhe ironi me arbitrimin që pritet. "Ne kemi ardhur deri këtu dhe nuk do të dorëzohemi lehtësisht. Do të japim më shumë se maksimumi ynë, pasi mund të sigurojmë një trofe të rëndësishë­m. Barcelona ka diferenca, por ne mund t'i thyejmë nëse në fushën e lojës do praktikohe­t edhe moviola televizive nga arbitrat", deklaroi Pelegrino duke qeshur. "Lojtarët nuk tremben nga asnjë rival, kushdo qoftë ai. Katalanasi­t nuk po kalojnë një moment shumë të mirë psikologji­k dhe ne duhet të përfitojmë", shtoi trajneri i Alaveshit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania