Panorama Sport (Albania)

Ja si Mesi i shpëtoi burgut

-

Sulmuesi argjentina­s i Barcelonës, Lionel Mesi, nuk ka arritur t'u shpëtojë akuzave për evazion fiskal, teksa Gjykata Supreme në Spanjë ka konfirmuar pardje dënimin me 21 muaj burg të dhënë në 2016-ën nga Gjykata Rajonale e Barcelonës. I ati i futbollist­it, Horge Mesi, ka përfituar një ulje dënimi, teksa Gjykata Supreme vendosi masën prej vetëm 15 muajsh burg. Gjithsesi, argjentina­si nuk do të burgoset, pasi dënimet deri në 2 vjet me vendim të gjykatës mund të konvertohe­n në lirim me kusht për aq kohë sa i dënuari nuk ka kryer krime të tjera. Mesi u dënua për mospagim të 4.1 milionë eurove taksa mbi të ardhurat e tij prej 10.1 milionë eurosh të përfituara nga e drejta e imazhit në vitet 2007, 2008 dhe 2009.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania