Panorama Sport (Albania)

Mbledhje për merkaton, Milani i ri po merr formë

-

Milani dhe Atalanta zhvilluan dje një takim në rang drejtuesis­h në "Casa Milan". Në bisedime u fol për mbylljen e transferim­it të Frenk Kesie te kuqezinjtë. Në arkat e bergamaskë­ve do të shkojnë plot 28 milionë euro, ndërsa për lojtarin flitet për një pagë prej 2.8 milionë eurosh në sezon. Më ofertën e tyre kuqezinjtë parakalojn­ë ndjeshëm Romën, duke siguruar kështu shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë. Vizitat mjekësore do të kryhen gjatë javës në vazhdim, ku mund t'i bashkohet edhe Rikardo Rodriguez. Kesie, i cili përgjatë këtij sezoni ka qenë protagonis­t absolut tek Atalanta, duket se mesfushori e kishte bërë me kohë zgjedhjen e tij për t'u transferua­r te kuqezinjtë. Roma dhe Milan kishin ofruar pothuajse të njëjtën shumë. Një detaj i vogël që bëri diferencën dhe të mundur arritjen e akordit ishte paga vjetore që do të përfitonte Kesie. Kuqezinjtë ofruan 500 mijë euro më shumë, por më shumë sesa oferta e bërë zgjedhja mund konsideroh­et më tepër si një çështje preferenci­ale sesa monetare. Milani i ri po merr jetë, tashmë pritet që në ditët në vazhdim emri i Kesie të pasohet edhe më të tjerë elementë cilësorë. Në aksin Bergamo-Milano mund të lëvizin edhe mbrojtësi Andrea Konti, që ka zhvilluar një kampionat fantastik me ngjyrat zikaltër. Drejtori sportiv i Atalantës, Xhovan Sartori, kërkoi gjithashtu informacio­ne edhe për Xhanfilipo Feliçolin, futbollist­in e Askolit, ku është huazuar pikërisht nga Milani. Pas sistemimit të mbrojtjes dhe sigurimit të mesfushori­t, kuqezinjtë do të kërkojnë edhe një metodist për të regjinë e skuadrës. Sytë janë nga Bilja i Lacios dhe si alternativ­ë e lacialit po shqyrtohet Milan Badelj i Fiorentinë­s. Pasi të arkivohet edhe çështja e mesfushës, Mirabeli e Fasone do të mësyjnë drejt Madridit për kartonin e Moratës, i cili ka pranuar ofertën mbi pagën e bërë nga "Djalli". Për sulmin emrat e tjerë në axhendën e Jonghong Li janë Keita Balde dhe Nikola Kaliniç, por transferim­et e tyre do të shqyrtohen pas shitjes përfundimt­are të Karlos Bakës. Të gjitha sforcot ekonomike po bëhen për t'i garantuar Montelës interpretu­esit e denjë në kuadër të ndryshimit të skemës, pasi Milani 2017-18 pritet të zbresë në fushë me 4-2-3-1.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania