Panorama Sport (Albania)

“Donaruma duhet të vazhdojë te Milani”

-

Sebastiano Rosi në një intervistë për kanalin e klubit nuk ka kursyer kompliment­et për trajnerin Montela. Ai e cilësoi si të jashtëzako­nshëm trajnerin kuqezi, pasi me një skuadër të mbushur me lojtarë të huazuar diti të krijojë një fizionomi loje që i solli Milanit një vend të gjashtë, duke siguruar pjesëmarrj­en në Ligën e Europës. Sipas Rosit, me dëmtimet e lojtarëve kryesorë në fazën e dytë ishte e pamenduesh­me të arriheshin trofe. Ish-portieri nuk kurseu edhe një këshillë për Donaruman: "Ka ecur shumë mirë, por që tani e tutje nuk do t'i falin asnjë gabim. Milani duhet të bëjë të pamundurën për ta mbajtur në skuadër, pasi trofetë vijnë me lojtarë cilësorë si ai, apo edhe Romanjoli".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania