Panorama Sport (Albania)

"Drejtuesit e “Djallit” kanë shfaqur interes për Shik"

-

Me largimin e Bakës e ndoshta edhe atë të Lapadulës, Milani ka nevojë për sulmues. Përveç të deklaruari­t Morata, kuqezinjtë synojnë edhe një tjetër përforcim në sulm. Pas kandidatur­ave të Kaliniç, Keita apo Gomez, drejtori sportiv Mirabeli ka kërkuar informacio­ne mbi Patrik Shik të Sampdorias. Për lojtarin interesohe­n prej kohësh Interi dhe Juventusi, por tashmë "në valle" ka hyrë edhe Milani. Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti dorian: Masimo Ferrero, i cili deklaroi: "Shumë klube interesohe­n për sulmuesin Shik dhe shumica ka kontaktuar me bashkëpunë­torët e mi. Personalis­ht kam folur vetëm me Milanin dhe Napolin, por sidoqoftë dëshira jonë është ta mbajmë lojtarin edhe për të paktën një vit në Xhenova, pastaj do të vlerësojmë ofertat".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania