Panorama Sport (Albania)

Milan kokë grupi, shorti e favorizon

-

Falë koeficient­it UEFA Milani ka 47.666 pikë, të cilat i garantojnë një short paraelimin­ator si kokë serie. Ecuria e ekipeve italiane ndër vite në Kupat Europiane i ndihmon gjithashtu kuqezinjtë që të konsideroh­en kokë grupi edhe në rast "play off"- i. Ana pozitive e kësaj çështjeje është fakti që "Djalli" do të ketë kundërshta­rë edhe më të lehtë në letër gjatë shortit për Ligën e Europës. Në rast se Milani arrin deri në fazën në grupe mund të caktohet në vazon e dytë, por sidoqoftë duhen parë ekipet që do të arrijnë deri në atë pikë të kompeticio­nit. Në renditjen e UEFA- s për klube, kuqezinjtë ndodhen në vendin e 41- të, duke humbur 30 vende nga hera e fundit që morën pjesën në një kupë europiane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania