Panorama Sport (Albania)

Gatuzo:Jam i lumtur për rikthimin, Donaruma bëhet ikonë nëse qëndron

Ish-mesfushori: Morata është një lojtar me klas, do ishte një blerje mjaft e mirë

-

Që nga dita e djeshme ishmesfush­ori i klubit kuqezi, Xhenaro Gatuzo, është trajner i ekipit të të rinjve të Milanit. Për mesfushori­n, ky është një rikthimi i lumtur në skuadrën për të cilën bën tifo dhe me fanellën e së cilës fitoi gjithçka në rang klubi. Në intervistë­n e prezantimi­t ish-numri 8 kuqezi foli për përvojën e re dhe emocionet e rikthimit.

Si e zgjodhët Milanin dhe çfarë ndikoi në zgjedhjen tuaj?

Propozimi më erdhi në mënyrë të befasishme nga Mirabeli dhe Fasone, ku për hir të së vërtetës mora pak kohë për t'u menduar. Familja ishte shtysa për të pranuar dhe besoj se ishte zgjedhja e duhur. Dua t'u mësoj djemve të rinj se çfarë do të thotë ndjenjë përkatësie ndaj fanellës.

Nga trajner të rriturish te të rinjtë, nuk ju duket si hap prapa?

Te Piza m'u desh të stërvitja djem të rinj, të cilët me mua hodhën hapat e parë të karrierës. Mendoja se nuk isha i aftë, por ja që nuk pata vështirësi. Detyra ime është të bëj gati sa më shumë lojtarë për ekipin e parë, pastaj do të merret doktor Montela. Skuadra ime do të luajë me të njëjtën skemë të ekipit të parë dhe unë do të diskutoj gjithmonë me Vinçencon për atë që është më e mira për klubin.

Mendoni se keni mjaftueshë­m përvojë si trajner?

Kam stërvitur ekipe si Ofi, Kreta dhe Piza, që ndoshta nuk ishin maksimumi në nivel or- ganizimi të shoqërisë, por me siguri që më kanë bërë më të pjekur për të përballuar situata të ndryshme. Mezi pres të nis punën dhe dua të mendoj vetëm për të tashmen.

Ndonjë këshillë për Donaruman?

Xhixhon e duan të gjithë, por ai e di se mund të bëhet një ikonë e Milanit. Ka 20 vite karrierë përpara, ndaj mendoj se do të bëjë zgjedhjen e duhur. E këshilloj të qëndrojë. Çfarë mendimi keni për Moratën?

Pa dyshim, një lojtar klasi. Luan për skuadrën, sakrifikoh­et, di të shënojë. Futbollist shumë interesant për ta parë me fanellën kuqezi. Kam besimin se nuk do të jetë i vetmi përforcim me peshë i Milanit.

Çfarë mendoni për krizën që po kalon rivali juaj i përjetshëm, Interi?

Më duket diçka shumë normale, çdo klub pas një cikli fitues i duhet kohë që të rimëkëmbet përsëri. Shumë klube të tjera po e kalojnë këtë situatë si Mançester Junajtid dhe Liverpul.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania