Panorama Sport (Albania)

"Kam shumë oferta, do të vendos shpejt"

-

Uejn Runi është një hap larg marrjes së vendimit për të ardhmen e tij dhe nuk e ka përjashtua­r një rikthim tek Evertoni. Golashënue­si më i mirë i historisë së Mançester Junajtid pritet të largohet këtë verë nga "Old Trafford" pas 13 vitesh dhe me shumë gjasa finalja e Ligës së Europës do të jetë ndeshja e fundit zyrtare për klubin. "Ka shumë oferta në tavolinë, si nga Anglia, ashtu edhe nga jashtë vendit dhe unë duhet të vendos", tha sulmuesi 31-vjeçar. I pyetur se si do ta marrë vendimin e tij, Runi u përgjigj: "Trajneri do që unë të qëndroj. Tani unë duhet të marr një vendim nëse do të luaj apo jo. Do ta marr vendimin gjatë javëve të ardhshme me familjen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania