Panorama Sport (Albania)

Suksesi në Europë, Junajtid klubi më i titulluar i Anglisë

-

Triumfi në finalen e Ligës së Europës i dha një peshë të veçantë klubit të Mançester Junajtid edhe në garën historike me rivalen e saj të tjetër në ishull, Liverpulin. "Djajtë e kuq" ngritën trofeun e 42-të të rëndësishë­m të historisë dhe tashmë askush më shumë se ata nuk ka fituar në Angli. Ata lënë pas Liverpulin me 41 trofe. Mançester Junajtid ka fituar 20 herë titullin kampion në Angli, 12 FA Cup, 5 Kupa Lige, 3 Kupa Kampionesh dhe 2 trofe të tjerë kontinenta­lë. Liverpuli ka fituar 18 tituj kampionë, 7 FA Cup, 8 Kupa Lige, 5 Kupa Kampionesh dhe 3 trofe të tjerë kontinenta­lë. Klubi i tretë më i titulluar i Anglisë është Arsenali, me 29 trofe në total. Pas tyre renditet Çelsi me 22 trofe dhe Aston Vila me 20.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania