Panorama Sport (Albania)

Kina bllokon merkaton nga Europa

Transferim­i i Diego Kostës dhe Runit me shokë drejt Azisë këtë verë është në rrezik

-

Qeveria kineze e futbollit në bashkëpuni­m me Pekinin zyrtar kanë vendosur të kufizojnë shumat marramendë­se të shpenzuara nga klubet kineze për lojtarët e huaj. Duke parë ofertat e çmendura në drejtim të yjeve botërore ka menduar të implemento­jë të ashtuquajt­urën "Taksë 100%", në bazë të cilës për çdo lojtar të huaj të blerë klubet do t'i paguajnë shtetit të njëjtën shumë edhe si taksë. Kjo është një përpjekjet për të ndaluar emigrimin drejt Ligës së Parë Kineze të lojtarëve si Uejn Runi apo Diego Kostas gjatë kësaj vere.

Vlen për t'u theksuar se taksa në fjalë nuk ka për qëllim pasurimin e arkave të shtetit, por ajo do t'i kalojë një fondacioni i cili do t'i menaxhojë paratë në kuadër të një projekti për rritjen e cilësisë nëpër ekipet kineze të moshave. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Federata Kineze e Futbollit sqaron: "Paratë e grumbullua­ra nga ' Taksa 100%' do të shkojnë për Fondacioni­n Kinez për Zhvillimin e Futbollit për të trajnuar futbollist­ët e rinj, për të rritur impaktin e futbollit në nivel shoqëror dhe për aktivitete bamirëse të lidhurat me sportin e topkëmbës". Në përpjekje për të ndaluar valën e investimev­e faranike që po sillte gjithmonë e më shumë futbollist­ë të stërpaguar drejt Kinës, qeveria kineze pati nxjerrë më herët edhe një ligj që detyronte klubet e futbollit profesioni­st të zbrisnin në fushë me skuadra, të cilat përfshinin të paktën 3 lojtarë nën 22 vjeç. Duke parë se kjo nismë nuk ndaloi që të punësohesh­in yjet si Tevez, i cili paguhej 1 milion euro në javë, atëherë u pa e udhës të merreshin masa të reja për të ndalur këtë mori transferim­esh milionere. Qëllimi kryesor i këtyre nismave është ngjitja e Kombëtares kineze më lart sesa vendi i 81-të që mban aktualisht, përpara se t'u caktohet organizimi i Botërorit të vitit 2030.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania