Panorama Sport (Albania)

Toti, lamtumirë Romës: Me Xhenoan, sfida ime e fundit

Kapiteni mund të zbarkojë në SHBA pas këtij sezoni

-

"Roma-Xhenoa, e diel, 28 maj 2017, hera e fundit në të cilën mund të vesh fanellën e Romës. Është e pamundur të shpreh në pak fjalë të gjithë atë që këto ngjyra kanë përfaqësua­r, përfaqësoj­në dhe do të përfaqësoj­në për mua. Gjithmonë. Vetëm ndiej se dashuria ime për futbollin nuk kalon, është një pasion, pasioni im. Është aq e thellë sa nuk mund të mendoj se mund të ndalem ndonjëherë së ushqyeri atë. Asnjëherë. Nga e hëna jam i gatshëm të rifilloj, jam gati për një sfidë të re". Ishte kjo letra e hapur drejtuar tifozëve që kishte postuar dje kapiteni legjendar i Romës, Françesko Toti, një ikonë e këtij klubi, por edhe e futbollit italian dhe atij botëror natyrisht. Sulmuesi 40-vjeçar përgatitet t'u thotë lamtumirë ngjyrave të zemrës dhe të qytetit të tij pas 25 sezonesh të luajtura, por tani enigma e vetme është e ardhmja e tij. Edhe pse krerët e Romës i kanë garantuar atij një kontratë 6-vjeçare në postet drejtuese, fakt është që Toti mund të vazhdojë të luajë, pse jo në kampionati­n amerikan, ku tashmë ka marrë një ftesë të hapur nga ish-shoku i tij i Kombëtares italiane, Alesandro Nesta, i cili stërvit skuadrën e Majemit. Gjithsesi, siç konfirmoi vetë Toti, ndoshta të hënën do të mësohet edhe e ardhmja e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania