Panorama Sport (Albania)

I pozoi gruaja modele pa shami, pezullohet portieri

-

Vendimi i Komisionit Moral të Federatës së Futbollit të Iranit për të pezulluar për tre muaj nga çdo aktivitet sportiv portierin Mohsen Foruzan ka shkaktuar polemika të shumta në vend. Portieri, i cili është kapiten i ekipit kombëtar të futbollit dhe që aktualisht luan me skuadrën e Khouneh- beKhounehe­d, është ndëshkuar nga komisioni për arsye se gruaja e tij, modelja Nasim Nahali, shfaqet në internet "pa respektuar kodet e moralit islamik", pa vellon islamike në kokë gjatë një seti fotografik. Kjo gjë, sipas Komisionit Moral, "dëmton imazhin e futbollit dhe te Federatës Iraniane" dhe është e patolerues­hme. Por portieri 29-vjeçar ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin dhe ka falënderua­r në të njëjtën kohë tifozët dhe mediat për mbështetje­n që i kanë dhënë, në këtë gjykim të pa drejtë. Megjithatë, shanset që Apeli ta kthejë vendimin e parë janë me të vërtetë minimale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania