Panorama Sport (Albania)

Klop nuk përmbahet në Australi, mëson të kërcejë me aborigjenë­t

-

Skuadra e Liverpulit nuk ka pasur kohë që të pushojë pas sezonit dhe ka nisur menjëherë turneun e fundsezoni­t në Australi. Të Kuqtë e Klopit, përveç lojtarëve aktualë, morën me vete edhe legjendat Karrager, Xherrard dhe MekManaman. Por 90 minutat e ndeshjes së fituar 3:0 ndaj Sidnejt nuk ishin evenimenti i vetëm, teksa lojtarët bashkë me trajnerin arritën të merrnin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore vendëse. Sidomos tekniku gjerman, i cili vizitoi "Walumil Lawn", duke marrë pjesë në ritualet e aborigjenë­ve. Atij iu mësua si t'i binde veglës së quajtur "didgeridoo", të cilën në fillim ai e përdor me shaka si teleskop. Klopit i është bashkuar edhe shefi ekzekutiv Peter Mur, i cili mori pjesë në një kërcim tradiciona­l të quajtur "Muggera".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania