Panorama Sport (Albania)

Prandeli shkon në Emirate, firmos me Al Nasr

-

Aventura e re e Çezare Prandelit nis nga Arabia. Tekniku italian është trajneri i ri i klubit të Al Nasr. Pas disa sezonesh negative, ish-trajneri i Italisë fluturon për në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në mënyrë të befasishme, pas sezonit jo fort të mirë me Valencian, Prandeli do të drejtojë një ekip në kampionati­n e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai zëvendëson një tjetër njohje të vjetër të futbollit europian, rumunin Dan Petresku, i cili ka luajtur me ekipe elitare në Europës, përfshirë Çelsin. Al Nasr ka mbyllur kampionati­n në vendin e gjashtë, ndërsa titullin e fitoi Al-Xhazira, ekipi i drejtuar nga holandezi Henk ten Kejt. Ai do të prezantohe­t ditën e hënë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania