Panorama Sport (Albania)

Ngatërron Kinalian me një... shenjtor

-

Ivanka Tramp, në një restorant të Romës ku ishte së bashku me bashkëshor­tin, pyeti pronarin e restoranti­t se e cilit shenjtor ishte një fotografi e varur në mur. Në fakt, ishte fotoja e ish-futbollist­it Xhorxho Kinalia, qendërsulm­ues i Lacios së titullit të dytë kampion në histori. Ndoshta, Ivanka u ngatërrua pasi fotoja e Kinalia ishte varur mes një kryqi dhe portretit të Padre Pios. Gjithashtu, në foto ish-sulmuesi ka shikimin të drejtuar drejt qiellit. Kinalia ka luajtur edhe në SHBA, me Nju Jork Kozmos, në periudhën 1976-1983, duke u shndërruar në një nga futbollist­ët më të famshëm të Amerikës. Por, për vajzën e Presidenti­t Donald Tramp, në vizitë zyrtare në Romë, ai ishte krejtësish­t i panjohur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania