Panorama Sport (Albania)

Nga Mbape te Sançez, ja emrat e "heronjve" të verës

-

Skuadra bavareze gjatë kohëve të fundit ka kërkuar një ndryshim në strategjin­ë për merkaton e kësaj vere. Pas një deklarate të kreut Hënes, u tha se: "Nëse kërkojmë një lojtar të rëndësishë­m do të na duhet të investojmë më tepër se më parë". Por cilët janë superyjet që nënkupton Hënes? Emrat më të përfolur gjatë këtij sezoni janë: VERRATI- Trajneri italian Ançeloti i njeh vlerat e Marko Verratit mjaft mirë, ndaj edhe përpjekjet për ta bërë pjesë të skuadrës nuk kanë qenë të pakta. Për këtë arsye, skuadra është në pritje të një përgjigjej­e pozitive gjatë kësaj vere. GRIZMAN- Një prej emrave më të dëshiruar dhe të përfolur për sezonin e ardhshëm është ai i Antuan Grizman, sulmuesit kyç të Atletikos. MBAPE-Ai i cili është komentuar si talenti më i mirë i kohërave të fundit dhe një prej shifrave më të çmendura në treg është sulmuesi i Monakos, Kilian Mbape, i cili është një prej synimeve të Bajernit për këtë verë.

SANÇEZ-I shumëpërfo­lur gjatë këtyre dy ditëve është edhe Aleksis Sançez, kiliani i cili thuhet se do të jetë së shpejti pjesë e radhëve bavareze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania