Panorama Sport (Albania)

Hop kërkon zgjatje kontrate me Naglesman

-

Trajneri i skuadrës së Hofenhaimi­t, Julian Nagelsman, ka transformu­ar ekipin në një kandidat të denjë për Europa Ligën. Performanc­a e tij si trajner ka lënë mbresa në shumë skuadra, të cilat tashmë kërkojnë blerjen e tij. Presidenti­t bavarez, Uli Hënes, ka folur me superlativ­a për Nagelsman mbi sezonin 2016-2017, duke i lënë dyert hapur për një të ardhme jo shumë të largët në skuadrën e Bajernit. Për këtë arsye, kreu i Hofenhaimi­t, Ditmar Hop, është në dijeni të vlerës dhe kërkesave për trajnerin e tij, Naglesman. Për këtë, ai është duke menduar edhe një rinovim të kontratës së tij. "Kam shpresa se ai do të vazhdojë më gjatë me ne", ka thënë Hop.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania