Panorama Sport (Albania)

Tuhel "vjedh" zemrat e lojtarëve

-

Trajneri i Dortmundit, Tomas Tuhel, ka kërcënuar skuadrën me një largim të tijin. Përpos synimeve për tituj, marrëdhëni­a e tensionuar me kreun Vacke duket se është irrituar edhe më shumë. Megjithatë, 43-vjeçari është munduar të fitojë besim te skuadra. Sipas gjermanes "Sport Bild", ai u ka kërkuar falje lojtarëve për situatën e krijuar gjatë kësaj kohe nga tensionet mes tij dhe Vackes. Gjithashtu bëhet me dije se lojtarët mund t'i shprehin problemet lidhur me të ose skuadrën, duke u munduar të ulë tensionet dhe të "vjedhë" zemrat e verdhezinj­ve. "Ka shumë besim mes meje dhe skuadrës", ka thënë Tuhel pas fitores 4-3 ndaj Bremenit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania