Panorama Sport (Albania)

Fetel, i frikshëm në provat e lira

Për t'u harruar dyshja e Mercedesit, Luis Hamilton i teti dhe Valteri Botas i 10-ti

- OLGERT SERANI

Sebastian Fetel është qartësisht piloti më i shpejtë në fund të sesionit të dytë të provave të lira për Çmimin e Madh të Monakos. Gjermani i Ferrarit i mbylli provat me një kohë mbresëlënë­se 1'12"720, përpara Red Bullit të Danil Riçiardos (+0.487) dhe "kokëkuqes" tjetër të Kimi Raikonen (+0.563). Koha e katërt dhe e pestë u shënua nga dy surprizat e Toro Rossos Danil Kviat dhe Karlos Sainz. Për t'u harruar performanc­a e dy makinave të Mercedes në këtë sesion të dytë, respektivi­sht me Luis Hamilton të tetin dhe Valteri Botas të dhjetin. Me të drejtë ky Ferrari është i frikshëm. Fetel ishte superior në provat e dyta dhe dërgon një tjetër sinjal të fortë për rivalët e tij, mbi të

gjitha ndaj britanikut Hamilton. Koha për Seb është një nga ato super. Gjermani rikuperoi me gati shtatë të dhjetat nga rekordi i sesionit të mëngjesit të vendosur pikërisht nga piloti i Mercedesit. Kështu Fetel bëhet piloti i parë në historinë e "Grand Prix"-it të Principatë­s që e zbret kohën poshtë kufirit të 1 minute e trembëdhje­të sekonda. E shtunë, ndoshta do të servirë kohë edhe të ulëta, por ajo e regjistrua­r me gomat ultrasoft është realisht e shkëlqyer. Ndërkohë sinjale pozitive vijnë nga bokset jo vetëm për liderin e kampionati­t botëror të Formula 1, por edhe për shokun e tij të skuadrës, Raikonen, i cili zbriti në pistë me gomat supersoft. Siç duket, kjo paketë e ndërmjetme ka garantuar një paraqitje optimale të qëndrueshm­e të skuderisë së Maranelos. Ndërsa Mercedesi është shfaqur në vështirësi. Thuajse gjatë gjithë sesionit të dytë, "Shigjetat e Argjendta" kanë luftuar mjaft. Pavarësish­t përshtypje­ve të para nga sesioni i parë, tek e dyta çdo gjë shkoi jashtë parashikim­eve për Mercedesin dhe beteja për "pole position"-in premton të jetë me të vërtetë emocionues­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania