Panorama Sport (Albania)

Bashkia Kamzë nis rregullimi­n e palestrës në Bathore

-

Në vëmendjen e Bashkisë Kamzë, përveç investimit në infrastruk­turën urbane, është edhe përmirësim­i i mëtejshëm i infrastruk­turës sportive. Sipas këtij institucio­ni, një ndër objektet e rëndësishm­e ku do të investojë Bashkia Kamzë është edhe rregullimi i fushës së palestrës në Bathore. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë viteve të fundit, janë dëmtuar objekte shkollore dhe sportive, siç është palestra dhe shkollat që ndodhen afër saj. Kësisoj Bashkia do të ndërhyjë edhe për rregullimi­n e palestrës, me qëllimin për të qenë në kushte sa më të mira për sezonin e ardhshëm. Edicionet e fundit, skuadra e Kamzës në basketboll për meshkuj ka qenë protagonis­te mes kundërshta­rëve. Ndërsa kualifikim­i në fazën e "play off"-it është kthyer në një objektiv të realizuesh­ëm, kamzalinjt­ë kanë tentuar edhe fitimin e trofeve kombëtarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania