Panorama Sport (Albania)

Probleme me zemrën, kampioni olimpik operohet për herë të dytë

-

Notari Kili Kalmers, kampioni olimpik 18-vjeçar në garën e 100 metrave stil i lirë, është detyruar të heqë dorë nga kampionati botëror i Budapestit në muajin korrik. I riu australian do të bëjë një ndërhyrje kirurgjika­le në zemër për shkak të ripërsërit­jes së problemeve me një formë të takikardis­ë. "Edhe më herët unë kam bërë një ndërhyrje, por për fat të keq nuk shkoi siç duhet. Si gjatë stërvitjev­e, por edhe në garë shoh që nuk ka një rrahje optimale të zemrës". Ai theksoi se është një zgjedhje me fokus perspektiv­ën, duke menduar për një afat të gjatë dhe në mënyrë të veçantë Lojërat e Komonuelth­it që do të mbahen vitin tjetër në vendlindje­n e tij. "Ne sapo kemi nisur ciklin e radhës olimpik, - tha kryetrajne­ri i kombëtares australian­e, Jako Verhaeren, - dhe kemi nevojë që sportistët tanë të elitës të ruhen. Shëndeti është prioritet për të gjithë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania